Sikaflex®-112 Crystal Clear
Adeziv dhe izolues transparent
Sikaflex®-112 Crystal Clear është adeziv dhe izolues transparent me 1 përbërës për shumë përdorime dhe me mbërthim fillestar të mirë, i cili ngjit dhe izolon shumicën e nënshtresave të zakoshme të ndërtimit. Për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
- 100 % transparent
- Mbërthim fillestar i mirë
- Çlirime shumë të ulëta
- Adeziv-izolues me markë CE
Përdorimi
Një adeziv për ngjitjen e shumë elementëve dhe materialeve të ndërtimit si:- Beton
- Mur
- Shumë lloje gurësh
- Qeramik
- Dru
- Metal
- Qelq
- PVC
Avantazhet
- 100 % transparent
- Mbërthim fillestar i mirë
- Çlirime shumë të ulëta
- Adeziv-izolues me markë CE
Ambalazhi
tubetë 290 ml, 12 copë/kuti
Ngjyra
Transparent
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
-
Pajtueshmëri me LEED v4 EQc 2: Materiale me çlirime të ulëta
-
Klasifikimi GEV-EMICODE EC 1PLUS për çlirimet VOC
-
Kategoria A+ sipas rregullores franceze për çlirimet VOC
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE dhe Deklaratë Performance sipas EN 15651-1 - Izolues për përdorim jostrukturor në fugat e ndërtesave - elementët e fasadave: Kategoria F EXT-INT 20HM
Baza kimike
Polimere terminale silani
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +25°C. Lexoni gjithmonë ambalazhin.
Dendësia
~1,05 kg/l | (ISO 1183-1) |
Fortësia Shore A
~48 (pas 28 ditësh) | (ISO 868) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
~2,5 N/mm2 | (ISO 37) |
Rezistenca ndaj përhapjes së grisjes
~4,0 N/mm | (ISO 34) |
Temperatura e funksionimit
−40 °C min. / +70 °C max.
Projektimi i fugës
Gjerësia e fugës duhet të projektohet për t' u përshtatur me aftësinë e izoluesit për lëvizje. Gjerësia e fugës duhet të jetë ≥ 6 mm dhe ≤ 20 mm. Duhet të ruhet raporti 2:1 i gjerësisë me thellësinë.
Fugat me gjerësi ≤ 10 mm janë për kontrollin e plasaritjeve, kështu që nuk janë fuga lëvizjeje.
Për fuga më të mëdha, kontaktoni shërbimin teknik të Sika-s për informacione shtesë.
Aplikimi
Material mbështetjeje
Përdorni kordona prej shkume polietileni.
Rrjedha e varjes
0 mm (profil 20 mm, 23°C) | (ISO 7390) |
Temperatura e mjedisit
+5 °C min. / +40 °C max.
Temperatura e nënshtresës
+5 °C min. / +40 °C max., min. 3 °C mbi temperaturën e pikës së vesës
Ritmi i maturimit
~3 mm/24 orë (23°C / 50% lagështi relative) | Sika Corporate Quality Procedure(CQP 049-2) |
Koha e krijimit të kores
~10 min (23 °C / 50 % lagështi relative) | (CQP 019-1) |
Rendimenti
1 tubetë (290 ml)
Rendimenti | Përmasat |
~100 pika | Diametri = 30 mm Trashësia = 4 mm |
~15 m kordon | Diametri i majës = 5 mm (~20 ml për metër linear) |
UDHËZIME APLIKIMI
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të jetë e qëndrueshme, e pastër, e thatë dhe pa kontaminues si pisllëqe, vaj, graso, kore çimentoje (qumësht), adezivë të vjetër dhe veshje të vjetra boje të cilat do të ndikojnë në ngjitjen e adezivit / izoluesit. Nënshtresa duhet të ketë rezistencë të mjaftueshme për të përballuar sforcimet e ndryshme të shkaktuara nga lëvizja e izoluesit.
Mund të përdoren teknika si fërkimi me furçë teli, smerilizim, kruarje ose mjete të tjera të përshtatshme mekanike.
Pluhuri, materialet e lira dhe të shkrifëta duhet të hiqen plotësisht nga të gjitha sipërfaqet përpara aplikimit të aktivizuesit, prajmerit apo adezivit / izoluesit.
Sikaflex®-112 Crystal Clear ngjitet pa prajmer dhe/ose aktivizues. Megjithatë, për një ngjitje të shkëlqyer duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose trajtimit paraprak për qëndrueshmërinë e fugës dhe aplikimet kritike me performancë të lartë:
Nënshtresa joporoze
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, PVC-ja, çeliku i galvanizuar, metalet e lyera me bojë në formë pluhuri apo pllakat me glazurë duhet të smerilizohen me letër abrazive. Pastroni dhe trajtoni paraprakisht me Sika® Cleaner P ose Sika® Aktivator-205 të aplikuar me një copë të pastër. Përpara izolimit / ngjitjes, lini kohë pritjeje > 15 minuta (< 6 orë).
Metalet e tjera si bakri, tunxhi dhe titanium-zinku, duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht me Sika® Cleaner P ose Sika® Aktivator-205 të aplikuar me një copë të pastër. Pas një kohe pritjeje prej > 15 minutash (< 6 orë) aplikoni Sika® Primer-3 N me furçë. Lini kohë shtesë pritjeje > 30 minuta (< 8 orë) përpara ngjitjes / izolimit.
PVC duhet të pastrohet dhe të trajtohet paraprakisht me Sika® Cleaner P të aplikuar me një copë të pastër. Përpara izolimit / ngjitjes, lini kohë pritjeje > 15 minuta (< 6 orë).
Nënshtresa poroze
Betoni, aerobetoni dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet dhe tullat duhet të lyhen me prajmerin Sika® Primer-3 N të aplikuar me furçë. Përpara izolimit / ngjitjes, lini kohë pritjeje > 30 minuta (< 8 orë).
Për më tepër këshilla dhe udhëzime të detajuara kontaktoni me shërbimin teknik.
Shënim: Prajmerat përforcojnë ndërkapjen dhe nuk janë alternativa për përmirësimin e përgatitjes / pastrimit të dobët të sipërfaqeve të fugave. Prajmerat përmirësojnë gjithashtu performancën afatgjatë të ndërkapjes së fugës së izoluar.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni veglat & pajisjen e aplikimit menjëherë pas përdorimit me Sika® Remover-208. Materiali i tharë hiqet vetëm mekanikisht. Për pastrimin e lëkurës përdorni Sika® Cleaning Wipes-100.