Sikaflex® PRO-3 SL
Izolues me performancë të lartë dhe i vetënivelueshëm për dysheme dhe aplikime të inxhinierisë së ndërtimit
Sikaflex® PRO-3 SL është izolues për fugat elastik me 1 përbërës, që thahet me lagështinë dhe i vetënivelueshëm me rezistencë të lartë mekanike dhe kimike.
- Kapacitet lëvizshmërie ± 35% (ASTM C 719)
- Rezistencë shumë e lartë mekanike dhe kimike
- Tharje pa flluska
- I vetënivelueshëm
- Ndërkapje e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit
- Pa tretës
- Çlirime shumë të ulëta
Përdorimi
Sikaflex® PRO-3 SL është krijuar për aplikime horizontale tek fugat e lëvizjes dhe lidhjes në dysheme, zona trafiku dhe këmbësorësh (p.sh. vende parkimi), magazina dhe zona prodhimi, aplikime në industrinë ushqimore, pllaka qeramike si në ndërtesat publike, etj. dhe fugat e dyshemeve gjatë ndërtimit të tuneleve.Avantazhet
- Kapacitet lëvizshmërie ± 35% (ASTM C 719)
- Rezistencë shumë e lartë mekanike dhe kimike
- Tharje pa flluska
- I vetënivelueshëm
- Ndërkapje e mirë mbi shumicën e materialeve të ndërtimit
- Pa tretës
- Çlirime shumë të ulëta
Ambalazhi
sallam 600 ml, 20 copë/ kuti
Ngjyra
gri betoni
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- EMICODE EC1PLUS R
- LEED v4 EQc 2: Materiale me çlirime të ulëta
MIRATIME / STANDARDE
- EN 15651-4 PW EXT-INT CC 25 HM
- ISO 11600 F 25 HM
- ASTM C 920 kategoria 35
- Certifikatë ISEGA për përdorim në zonë me prani ushqimesh
- BS 6920 (kontakt me ujin e pijshëm)
- Rezistencë kundër ujërave të ndenjur sipas udhëzimeve DIBt
- Rezistencë kundër karburantit diesel dhe të avioneve sipas udhëzimeve DIBt
Baza kimike
poliuretan i teknologjisë i-Cure®
Jetëgjatësia
Sikaflex® PRO-3 SL ka jetëgjatësi prej 15 muajsh nga data e prodhimit, nëse ruhet në ambalazhin origjinal, të padëmtuar dhe të mbyllur dhe nëse plotësohen kushtet e magazinimit.
Kushtet e magazinimit
Sikaflex® PRO-3 SL duhet të ruhet në kushte të thata, i mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor dhe në temperatura midis +5°C dhe +25°C.
Dendësia
~ 1.40 kg/l | (ISO 1183-1) |
Fortësia Shore A
~ 28 (pas 28 ditësh) | (ISO 868) |
Moduli i shformimit elastik
~0.45 N/mm2 në 100 % zgjatim (23 °C) | (ISO 8339) |
~0.80 N/mm2 në 100 % zgjatim (−20 °C) |
Risjellja elastike
~90 % | (ISO 7389) |
Rezistenca ndaj përhapjes së grisjes
~8.0 N/mm | (ISO 34) |
Aftësia për lëvizje
±25 % | (ISO 9047) |
±35 % | (ASTM C 719) |
Rezistenca kimike
Sikaflex® PRO-3 SL ka rezistencë ndaj ujit, ujit të detit, alkaleve të holluara, llaçit të hollë me bazë çimentoje dhe detergjentit të shpërndarë në ujë, karburantit diesel dhe të avioneve sipas udhëzimeve DIBt.
Sikaflex® PRO-3 SL nuk ka rezistencë ndaj alkooleve, acideve organike, alkaleve dhe acideve të përqëndruara si dhe gjithashtu ndaj hidrokarbureve.
Temperatura e funksionimit
−40 °C deri në +70 °C
Projektimi i fugës
Gjerësia e fugës duhet të projektohet që të përshtatet me lëvizjen e kërkuar të fugës dhe aftësisë së izoluesit për lëvizje. Gjerësia e fugës duhet të jetë ≥ 10 mm dhe ≤ 35 mm. Duhet të ruhet një raport thellësie prej 1:0.8 (për përjashtimet, shih tabelën më poshtë).
Gjerësitë standarde të fugave për fuga ndërmjet elementeve të betonit për aplikime të brendshme:
Gjatësia e fugës [m] | Gjerësia min. e fugës [mm] | Thellësia min. e fugës [mm] |
2 | 10 | 10 |
4 | 10 | 10 |
6 | 10 | 10 |
8 | 15 | 12 |
10 | 18 | 15 |
Gjerësitë standarde të fugave për fuga ndërmjet elementeve të betonit për aplikime të jashtme:
Gjatësia e fugës [m] | Gjerësia min. e fugës [mm] | Thellësia min. e fugës [mm] |
2 | 10 | 10 |
4 | 15 | 12 |
6 | 20 | 17 |
8 | 28 | 22 |
10 | 35 | 28 |
Të gjitha fugat duhet të projektohen dhe të dimensionohen në përputhje me standardet përkatëse, përpara krijimit të tyre. Baza për llogaritjen e gjerësive të nevojshme të fugave është lloji i strukturës dhe përmasat e saj, vlerat teknike të materialeve të bashkëngjitura të ndërtimit dhe materiali i izolimit të fugave, si dhe gjithashtu ekspozimi specifik i ndërtesës dhe fugave.
Për fuga më të gjera, ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
Aplikimi
Material mbështetjeje
Përdorni kordona të mbyllur prej shkume polietileni.
Rrjedha e varjes
I vetënivelueshëm, mund të përdoret në pjerrësi ≤ 3% |
Temperatura e mjedisit
+5 °C deri në +40 °C, min. 3 °C mbi temperaturën e pikës së vesës
Temperatura e nënshtresës
+5 °C deri në +40 °C
Ritmi i maturimit
~3.5 mm/24 orë (23 °C / 50 % lagështi relative) | (CQP 049-2) |
Koha e krijimit të kores
~100 minuta (23 °C / 50 % lagështi relative) | (CQP 019-1) |
Konsumimi
Gjatësi fuge [m] për sallam 600 ml | Gjerësi fuge [mm] | Thellësi fuge [mm] |
6 | 10 | 10 |
3.3 | 15 | 12 |
1.9 | 20 | 16 |
1.2 | 25 | 20 |
0.8 | 30 | 24 |
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të jetë e pastër, e thatë, e qëndrueshme dhe homogjene, pa vajra, graso, pluhur dhe grimca apo materiale të lira. Boja, korja e çimentos dhe kontaminues të tjerë duhet të hiqen. Sikaflex® PRO-3 SL ndërkapet pa prajmer dhe/ose aktivizues.
Megjithatë, për ndërkapje optimale dhe aplikime kritike me performancë të lartë, si p.sh. ndërtesat shumëkatëshe, fuga me sforcim të lartë, ekspozim në kushte ekstreme moti apo prani të përhershme uji, duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose trajtimit paraprak:
Nënshtresa joporoze
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, çeliku i galvanizuar, metale të veshura me pluhur apo pllakat me glazurë duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht duke përdorur Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Përpara izolimit, lini kohë tharjeje prej > 15 minutash (< 6 orë).
Metale të tjera si bakri, bronzi dhe titanium-zinku, duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht me Sika® Aktivator-205 mbi një pecetë të pastër. Pas kohës së nevojshme të tharjes, përdorni një furçë për të aplikuar Sika® Primer-3 N dhe lini kohë shtesë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë) përpara izolimit të fugave.
PVC duhet të pastrohet dhe të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me një furçë. Përpara izolimit, lini kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Nënshtresa poroze
Betoni, aerobetoni dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet dhe tullat duhet të lyhen me furçë me prajmerin Sika® Primer-3 N. Përpara izolimit lini kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Për këshilla dhe udhëzime më të detajuara ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
Shënim: Prajmerat përforcojnë ndërkapjen. Ato nuk zëvendësojnë pastrimin e duhur të nënshtresës dhe as nuk përmirësojnë ndjeshëm rezistencën e sipërfaqes.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit menjëherë pas përdorimit me Sika®Remover-208 dhe/ose Sika®TopClean T. Pas tharjes, materiali i mbetur mund të hiqet vetëm mekanikisht.