Nënshtresa duhet të jetë e qëndrueshme, e pastër, e thatë dhe pa kontaminues si pisllëqe, vaj, graso, kore çimentoje (qumësht), adezivë të vjetër dhe veshje të vjetra boje të cilat do të ndikojnë në ngjitjen e ngjitësit/ izoluesit. Nënshtresa duhet të ketë rezistencë të mjaftueshme për të përballuar sforcimet e ndryshme të shkaktuara nga lëvizja e izoluesit.
Mund të përdoren teknika si fërkimi me furçë teli, smerilizim, kruarje ose mjete të tjera të përshtatshme mekanike.
Pluhuri, materialet e lira dhe të shkrifëta duhet të hiqen plotësisht nga të gjitha sipërfaqet përpara aplikimit të aktivizuesit, prajmerit apo ngjitësit/ izoluesit.
Sikaflex®-111 Stick & Seal ngjitet pa prajmer dhe/ose aktivizues. Megjithatë, për një ngjitje të shkëlqyer duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose trajtimit paraprak për qëndrueshmërinë e fugës dhe aplikimet kritike me performancë të lartë:
Nënshtresat joporoze
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, çeliku i galvanizuar, metalet e lyera me bojë në formë pluhuri, pllakat me glazurë ose PVC-ja: smerilizoni sipërfaqen me letër abrazive. Pastroni dhe trajtoni paraprakisht me Sika® Aktivator-205 të aplikuar me një copë të pastër. Përpara izolimit / ngjitjes, lini kohë pritjeje > 15 minuta (< 6 orë).
Metalet e tjera si bakri, tunxhi dhe titanium-zinku: duhet të pastrohen dhe të trajtohen paraprakisht me Sika® Cleaner P ose Sika® Aktivator-205 të aplikuar me një copë të pastër. Pas një kohe pritjeje prej > 15 minutash (< 6 orë) aplikoni Sika® Primer-3 N me furçë.
Lini kohë shtesë pritjeje > 30 minuta (< 8 orë) përpara ngjitjes / izolimit.
Nënshtresat poroze
Betoni, aerobetoni dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet dhe tullat: duhet të lyhen me prajmerin Sika® Primer-3 N të aplikuar me furçë. Përpara izolimit / ngjitjes, lini kohë pritjeje > 30 minuta (< 8 orë).
Për më tepër këshilla dhe udhëzime të detajuara kontaktoni me shërbimin teknik.
Shënim: Prajmerat përforcojnë ndërkapjen dhe nuk janë alternativa për përmirësimin e përgatitjes/ pastrimit të dobët të sipërfaqeve të fugave. Prajmerat përmirësojnë gjithashtu performancën afatgjatë të ndërkapjes së fugës së izoluar.