Sikaflex®-11 FC+
Izolues elastik për fugat dhe ngjitës shumë përdorimesh për aplikime në mjedise të brendshme & të jashtme
Sikaflex®-11 FC+ është një izolues për fugat dhe ngjitës shumë përdorimesh me 1 përbërës, pa tretës dhe me konsistencë që nuk varet.
- Pa silikon
- Ndërkapje shumë e mirë mbi shumicën e materialeve të zakonshme të ndërtimit
- Nuk nevojitiet ashpërsim i zonave që do të ngjiten
- Rezistencë e mirë mekanike
- Rezistencë e mirë ndaj kushteve atmosferike
- Absorbim i tronditjeve dhe vibrimeve
- Çlirime shumë të ulëta
Përdorimi
Sikaflex®-11 FC+ është krijuar si një izolues fugash për fuga vertikale dhe horizontale, izolim akustik të tubave ndërmjet betonit dhe mbulesave mbrojtëse, për izolim ndarësesh, izolim tegelash, izolim në konstruksione druri dhe metali dhe për konstruksione ventilimi.Sikaflex®-11 FC+ është dizenjuar si një ngjitës shumë përdorimesh për ngjitje të pervazeve të dritareve, pragjeve, shkallëve, blinduesve dhe elementeve të parafabrikuara në mjedise të brendshme e të jashtme.
Avantazhet
- Pa silikon
- Ndërkapje shumë e mirë mbi shumicën e materialeve të zakonshme të ndërtimit
- Nuk nevojitiet ashpërsim i zonave që do të ngjiten
- Rezistencë e mirë mekanike
- Rezistencë e mirë ndaj kushteve atmosferike
- Absorbim i tronditjeve dhe vibrimeve
- Çlirime shumë të ulëta
Ambalazhi
Tubetë 300 ml
Sallam 600 ml
Ngjyra
E bardhë, gri betoni, kafe, bezhë.
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- EMICODE EC1PLUS R
- LEED® EQc 4.1
- SCAQMD, Rule 1168
- BAAQMD, Reg. 8, Rule 51
MIRATIME / STANDARDE
- Certifikatë ISEGA për përdorim në mjedise përpunimi të ushqimeve
Baza kimike
Poliuretan i teknologjisë i-Cure
Jetëgjatësia
Sikaflex®-11 FC+ ka një jetëgjatësi prej 15 muajsh nga data e prodhimit, nëse magazinohet saktë në ambalazhin origjinal, të padëmtuar dhe të mbyllur dhe nëse plotësohen kushtet e magazinimit.
Kushtet e magazinimit
Sikaflex®-11 FC+ duhet të magazinohet në kushtë të thata, i mbrojtur nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor dhe në temperatura midis +5 °C dhe +25 °C.
Dendësia
~ 1.30 kg/l | (ISO 1138-1) |
Fortësia Shore A
~ 37 (pas 28 ditësh) | (ISO 868) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
~ 1.5 N/mm2 | (ISO 37) |
Moduli i shformimit elastik
~ 0.60 N/mm2 (pas 28 ditësh) (23 °C) | (ISO 8339) |
Risjellja elastike
~ 75% (pas 28 ditësh) | (ISO 7389) |
Rezistenca ndaj përhapjes së grisjes
~ 8.0 N/mm | (ISO 34) |
Rezistenca kimike
Sikaflex®-11 FC+ ka rezistencë ndaj ujit, ujit të detit, alkaleve të holluara, grautit prej çimentoje dhe detergjenteve të tretura në ujë.
Sikaflex®-11 FC+ nuk ka rezistencë ndaj alkooleve, acideve organike, alkaleve dhe acideve të përqëndruara, lëndëve djegëse (hidrokarburëve) të klorinuara.
Për informacione të detajuara, ju lutemi kontaktoni me departamentin tonë të shërbimit teknik.
Temperatura e funksionimit
−40 °C deri në +80 °C
Projektimi i fugës
Gjerësia e fugës duhet të projektohet për t' u përshtatur me lëvizjen e kërkuar të fugës dhe kapacitetin e izoluesit për lëvizje. Gjerësia e fugës duhet të jetë ≥ 10 mm dhe ≤ 35 mm. Duhet të ruhet një raport i gjerësisë me thellësinë prej 1:0.8 për fuga dyshemeje dhe 2:1 për fuga fasade.
Gjerësitë standarde të fugavepër fuga midis elementeve prej betoni:
Distanca e fugës [m] | Gjerësia min. e fugës [mm] | Thellësia min. e fugës [mm] |
2 | 10 | 10 |
4 | 15 | 10 |
6 | 20 | 10 |
8 | 30 | 15 |
10 | 35 | 17 |
Të gjitha fugat duhet të projektohen saktë dhe dimensionohen në përputhje me standardet përkatëse, përpara ndërtimit të tyre. Baza për llogaritjen e gjerësive të nevojshme të fugave janë lloji i strukturës dhe përmasat e saj, vlerat teknike të materialeve të ndërtimit dhe materiali i izolimit të fugës, si dhe gjithashtu ekspozimi specifik i ndërtesës dhe fugave.
Fugat ≤ 10 mm në gjerësi janë për kontroll të plasaritjeve dhe si pasojë janë fuga jo lëvizëse. Vlerat e përmendura i përkasin gjerësisë së fugës në kohën e aplikimit të izoluesit (vlerë referencë +10 °C).
Për fuga më të gjera, ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
Aplikimi
Material mbështetjeje
Përdorni kordona prej shkume polietileni të llojit të mbyllur.
Rrjedha e varjes
6 mm (profil 20 mm, 23 °C) | (ISO 7390) |
Temperatura e mjedisit
+5 °C deri në +40 °C, min. 3 °C mbi temperaturën e pikës së vesës
Lagështia relative e ajrit
30% deri në 90%
Temperatura e nënshtresës
+5 °C deri në +40 °C
Ritmi i maturimit
3.5 mm/ ~ 24 orë (23 °C / 50% lagështi relative) | (CQP 049-2) |
Koha e krijimit të kores
~ 70 minuta (23 °C / 50% lagështi relative) | (CQP 019-1) |
Konsumimi
Konsumimi i përafruar për fugat e dyshemesë
Gjatësia e fugës [m] për 600 ml | Gjatësia e fugës [m] për 300 ml | Gjerësia e fugës [mm] | Thellësia e fugës [mm] |
6 | 3 | 10 | 10 |
2.5−3 | 1.5 | 15 | 12−15 |
1.8 | 0.9 | 20 | 17 |
1.2 | 0.6 | 25 | 20 |
0.8 | 0.4 | 30 | 25 |
Gjerësia minimale e fugës për fugat perimetrike të dritareve është 10 mm.
PËRGATITJA E NËNSHTRESËS
Nënshtresa duhet të tjetë e pastër, e thatë, e qëndrueshme dhe homogjene, pa vaj, graso, pluhur, materiale të lira dhe të shkrifëta. Boja, korja e çimentos dhe kontaminues të tjerë që nuk janë ngjitur mirë duhet të hiqen. Sikaflex®-11 FC+ ndërkapet pa prajmer dhe/ose aktivizues.
Megjithatë, për ndërkapje të mirë dhe aplikime kritike që kërkojnë performancë të lartë, si p.sh. ndërtesat shumëkatëshe, fugat në sforcim të lartë, ekspozim në kushte ekstreme moti apo prani e përhershme uji, duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose të trajtimit paraprak:
Nënshtresa joporoze
Pllakat me glazurë, metalet të veshura me pluhur, alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm dhe i galvanizuar duhet të trajtohen me një letër abrazive shumë të imët dhe Sika® Aktivator-205 duhet të aplikohet duke përdorur një pecetë të pastër. Përpara izolimit lini kohë tharjeje prej > 15 minutash.
Të gjitha sipërfaqet metalike që nuk janë përmendur më sipër, duhet të trajtohen me një letër abrazive shumë të imët dhe Sika® Primer-3 N duhet të aplikohet duke përdorur një furçë ose rul të pastër. Përpara izolimit lini kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
PVC duhet të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me një furçë të pastër. Përpara izolimit lini kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Nënshtresa poroze
Betoni, betoni me peshë të lehtë dhe suvatë me bazë çimentoje, llaçet, tullat dhe guri natyror duhet të lyhen me prajmerin Sika® Primer-3 N të aplikuar me një furçë të pastër. Përpara izolimit lini kohë tharjeje prej > 30 minutash (< 8 orë).
Për këshilla të detajuara, ju lutemi kontaktoni me departamentin e shërbimit teknik.
Shënim: Prajmerat janë përmirësues të ndërkapjes. Ato nuk zëvendësojnë pastrimin e duhur të sipërfaqes dhe as nuk përmirësojnë ndjeshëm rezistencën e sipërfaqes.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit menjëherë pas përdorimit me Sika® Remover-208 dhe/ose Sika® TopClean T. Pas tharjes, materiali i mbetur mund të hiqet vetëm mekanikisht.