Nënshtresa duhet të jetë e qëndrueshme, e pastër, e thatë dhe pa kontaminues si pisllëqet, vaji, graso, kore çimentoje (qumësht), izolues të vjetër dhe veshje boje me ngjitje të dobët, të cilat mund të ndikojnë mbi ngjitjen e izoluesit. Nënshtresa duhet të ketë rezistencë të mjaftueshme për t' u rezistuar sforcimeve të ushtruara nga izoluesi gjatë lëvizjes.
Mund të përdoren teknika pastrimi si fërkimi me furçë teli, bluarje, pastrim me rrymë rëre ose mjete të tjera mekanike.
Pluhuri, materiali i lirë dhe i shkrifët duhet të hiqen plotësisht nga të gjitha sipërfaqet përpara aplikimit të aktivizuesit, prajmerit ose izoluesit.
Sikasil® AC ngjitet pa prajmer dhe/ose aktivizues.
Për ngjitje të shkëlqyer, qëndrueshmëri fuge dhe aplikime kritike me performancë të lartë si ndërtesat shumëkatëshe, fugat me sforcim të lartë, ekspozimi në kushte ekstreme moti dhe / ose ujë, duhet të ndiqen procedurat e mëposhtme të lyerjes me prajmer dhe/ose trajtimit paraprak:
Nënshtresa joporoze
Alumini, alumini i anodizuar, çeliku i pandryshkshëm, PVC, çeliku i galvanizuar, metalet e veshura me bojë në formë pluhuri ose pllakat me glazurë. Ashpërsoni lehtësist sipërfaqen me një letër smerile. Pastroni dhe trajtoni paraprakisht me Sika® Aktivator-205 të aplikuar mbi një copë të pastër.
Përpara izolimit, lini kohë pritjeje > 15 minuta (< 6 orë).
Metalet e tjera si bakri, bronzi dhe titanium-zink, duhet të pastrohen dhe trajtohen paraprakisht me Sika® Aktivator-205 të aplikuar mbi një copë të pastër. Lini kohë pritjeje > 15 minuta (< 6 orë). Aplikoni Sika® Primer-3 N me furçë. Përpara izolimit lini kohë pritjeje > 30 minuta (< 8 orë)
PVC duhet të pastrohet dhe të trajtohet paraprakisht me Sika® Primer-215 të aplikuar me furçë. Përpara izolimit, lini kohë pritjeje > 30 minuta (< 8 orë).
Qelqi duhet të pastrohet me Isopropanol përpara aplikimit.
Nënshtresa poroze
Nënshtresat poroze duhet të lyhen me prajmerin Sika® Primer-3 N të aplikuar me furçë. Për më shumë detaje aplikimi apo kohët e tharjes, lexoni skedën teknike më të fundit të produktit përkatës të trajtimit paraprak.
Përpara izolimit, lini kohë pritjeje > 30 minuta (< 8 orë).
Duhet të kryhen testime ndërkapjeje mbi nënshtresat specifike të projektit dhe proceduart të pranohen nga të gjitha palët përpara aplikimit të plotë të projektit.
Për më shumë këshilla dhe udhëzime të detajuara kontaktoni shërbimin teknik Sika.
Shënim: Prajmerat dhe aktivizuesit janë përforcues të ndërkapjes dhe jo një alternativë për përmirësimin e përgatitjes / pastrimit të dobët të sipërfaqes së fugës. Prajmerat përmirësojnë gjithashtu performancën afatgjatë të ngjitjes së fugës së izoluar.