Sika® Intraplast® EP
Intraplast® EP është një aditiv ndihmues injeksionesh në formë pluhuri, me efekt të fuqishëm fluidifikues dhe zgjerues. Intraplast® EP plotëson kërkesat për aditivet e grautit (llaç) për kavot në struktura të paranderura sipas udhëzimeve të EN 934-4:2010.
Intraplast® EP përmireson përhapjen e çimentos. Llaçi i injektimit i prodhuar paraqet një konsistencë lehtësisht të pompueshme në një raport shumë të ulet ujë/çimento. Përveç kesaj, Intraplast® EP përmban agjentë zgjerues që sigurojnë një mbushje integrale të ngjeshur të hapësirave. Zgjerimi, që ndodh pas aplikimit të llaçit të injektimit, shkaktohet nga një formim jashtëzakonisht i njëtrajtshëm i flluskave shumë të vogla të gazit dhe me shpërndarje të barabartë. Për shkak te formimit të gazit, rezistencat përfundimtare zvogëlohen disi dhe procesi i mpiksjes vonohet. Intraplast® EP është i përshtatshëm për çimenton e zakonshme Portland (CEM I 42.5), për çimenton Portland me rezistencë të lartë (CEM I 52.5) si dhe gjithashtu për çimento rezistues ndaj sulfateve, por nuk mund të përdoret për çimento të pasur hi fluturues (fly ash).
Intraplast® EP nuk përmban kloride apo substanca të tjera që provokojnë korrodimin.
Përdorimi i Intraplast® EP rezulton në përfitimet e mëposhtme:
- Lidhje dhe rezistencë e mirë
- Rrjedhje e reduktuar e lëngut
- Kontakt jashtëzakonisht i ngushtë midis llaçit dhe sipërfaqeve rrethuese
- Mbushje e ngjeshur dhe e plotë e zgavrave
- Kohë e gjatë punueshmërie për llaçet e injeksioneve
- Kohë të reduktuara ngurtësimi me raport të ulët U/Ç