Sika® Injection-105 RC
Shkumë elastike e injektueshme PUR për ndalim të përkohshëm të ujit
Sika® Injection-105 RC është rrëshirë poliuretani me viskozitet të ulët dhe pa tretës për injektim, e cila në reaksion me ujin thahet si shkumë elastike e ngjeshur me strukturë celulare shumë të imët.
- Reaksioni nuk ndodh nëse nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me ujin.
- Sika® Injection-105 RC mund të injektohet si sistem me 1 përbërës.
- Raporti i përzierjes 1:1 lejon një aplikim të thjeshtë dhe të sigurt me pompa 1 ose 2 komponentëshe.
- Shkalla e zgjerimit të lirë të shkumës në kontakt me ujin është deri në 15 herë.
- Shpejtësia e reaksionit (formimi i shkumës) ndikohet nga temperaturat e materialit të përzierë, struktura dhe kontakti me ujin si edhe kushtet hidrodinamike.
- Në temperatura të ulëta (nën +10 °C) Sika® Injection-105 RC mund të përshpejtohet me Sika® Injection-AC10.