Sika AnchorFix®-3030
Sika AnchorFix®-3030 është adeziv ankorimi me bazë rrëshire epokside, 2 përbërës dhe me performancë të lartë për ankorimin e shufrave të filetuara dhe armaturave në beton të plasaritur ose jo, të thatë ose të lagësht.
- Kohë e gjatë punueshmërie
- Mund të përdoret mbi beton të lagësht
- Kapacitet i lartë ngarkese
- ETA për ankorim mbi beton të plasaritur
- ETA për lidhjet e shufrave të post-instaluara
- Testim sizmik (C1 & C2)
- I përshtatshëm për kontaktin me ujin e pijshëm
- Rezistencë ndaj zjarrit
- Pa stiren
- Ndërkapje e mirë mbi nënshtresë
- Ngurtësim pa tkurrje
- Mund të përdoren pistoleta standarde (tubetë 300ml)
- Çlirime të ulëta
- Firo e pakët
Përdorimi
Adeziv ankorimi për fiksimin e ankorimeve jo të zgjerueshme si më poshtë:Punime strukturore
- Ankorim shufrash përforcimi në punime të reja ose rikonstruksioni
- Shufra të filetuara
- Bulona dhe sisteme të posaçme fiksimi/ mbërthimi
- Parmaqe, balustrada dhe mbështetëse
- Kangjella
- Kasa dyersh dhe dritaresh
- Beton (i plasaritur ose jo)
- Mure solide dhe zgavër
- Dru
- Gur natyror ose artificial
- Gur solid
Avantazhet
- Kohë e gjatë punueshmërie
- Mund të përdoret mbi beton të lagësht
- Kapacitet i lartë ngarkese
- ETA për ankorim mbi beton të plasaritur
- ETA për lidhjet e shufrave të post-instaluara
- Testim sizmik (C1 & C2)
- I përshtatshëm për kontaktin me ujin e pijshëm
- Rezistencë ndaj zjarrit
- Pa stiren
- Ndërkapje e mirë mbi nënshtresë
- Ngurtësim pa tkurrje
- Mund të përdoren pistoleta standarde (tubetë 300ml)
- Çlirime të ulëta
- Firo e pakët
Ambalazhi
2 tubeta bashkë 385 ml | 12 tubeta / kuti Paleta: 70 kuti me 840 tubeta |
Ngjyra
Përbërësi A |
E bardhë e zbehtë |
Përbërësi B |
Gri |
Përbërësit A+B të përzierë |
Gri e lehtë |
Detajet e produktit
INFORMACIONE MBI MJEDISIN
- Pajtueshmëri me LEED v2009 IEQc 4.1: Materiale me çlirime të ulëta - Adezivë & izolues, Raport Nr. G23807C_04
MIRATIME / STANDARDE
- Markë CE dhe Deklaratë Performance sipas ETAG 001 Pjesa 1 - Ankorimet në përgjithësi dhe Pjesa 5 - Ankorime të ngjitura, përdoret si Dokumenti Europian i Vlerësimit (European Assessment Document, EAD)
- Markë CE dhe Deklaratë Performance sipas ETA 17/0694 - Ankorim i ngjitur me metodën e injektimit për përdorim në beton të plasaritur ose jo.
- Vlerësimi në zjarr i shufrave të post-instaluara CEN EN 1991-1-2, Sika AnchorFix®-3030, CSTB, Raport testimi MRF 26072904/C
Baza kimike
Rrëshirë epokside
Jetëgjatësia
24 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Produkti duhet të ruhet në ambalazhin origjinal të vulosur, të pahapur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe temperatura midis +10°C dhe +25°C. Lexoni gjithmonë ambalazhin.
Dendësia
Përbërësit A+B të përzierë | ~1,5 kg/l |
Struktura e sistemit
Produkte ndihmuese:
- Sika AnchorFix® Pompë pastrimi
- Sika AnchorFix® Zgjatime fleksibël
- Sika AnchorFix® Hibrid furçe për pastrimin e birave
- Sika AnchorFix® Furça çeliku për pastrimin e birave
- Sika AnchorFix® Përzierës statik - maja
- Sika AnchorFix® Zgjatime të drejta
- Sika AnchorFix® Mëngëza të perforuara
Rezistenca ndaj ngjeshjes
~95 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 695) |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
~45 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 790) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
~23 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 638) |
Temperatura e funksionimit
Afatgjatë | -40°C min. / +50°C max. |
Afatshkurtër (1-2 orë) | +70°C |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Përbërësi A : Përbërësi B = 3 : 1 për vëllim
Trashësia e shtresës
~8 mm max
Rrjedha e varjes
Nuk varet, edhe në aplikimet tavanore.
Temperatura e produktit
+10 °C min. / +40 °C max.
Temperatura e mjedisit
+5 °C min. / +40 °C max.
Pika e vesës
Kujdes kondensimin.
Temperatura e nënshtresës gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën +3°C mbi pikën e vesës.
Temperatura e nënshtresës
+5 °C min. / +40 °C max.
Koha e maturimit
Temperatura | Koha e punueshmërisë - Tgel | Koha e tharjes - Tcur |
+35°C - +40°C | 6 minuta | 2 orë |
+30°C - +35°C | 8 minuta | 4 orë |
+25°C - +30°C | 12 minuta | 6 orë |
+20°C - +25°C | 18 minuta | 8 orë |
+15°C - +20°C | 25 minuta | 12 orë |
+10°C - +15°C | 40 minuta | 18 orë |
+5°C - +10°C* | 150 minuta | 24 orë |
+5°C* | 300 minuta | 24 orë |
* Temperatura minimale e tubetës: +10°C
CILËSIA E NËNSHTRESËS
Llaçi dhe betoni duhet të kenë rezistencën e kërkuar të projektimit.
Rezistencat e nënshtresës (beton, mur, gur natyror) ndaj tërheqjes / kompresionit duhet të konfirmohen me testim.
Bira e ankorimit duhet të jetë gjithnjë e pastër, e thatë, pa vaj dhe graso, etj.
Grimcat e lira dhe të shpërbëra duhet të hiqen nga birat.
Shufrat e filetuara duhet të pastrohen plotësisht dhe të mos kenë pisllëqe, vaj, graso, ndryshk apo substanca të tjera që mund të ndikojnë tek ngjitja.
PËRZIERJA
Përgatitja e tubetës: 385 ml
| 1. Zhvidhosni kapakun |
| 2. Hiqni tapën |
| 3. Mbërtheni përzierësin statik |
| 4. Vendosni tubetën tek pistoleta e aplikimit gati për përdorim |
Kur puna ndërpritet, përzierësi statik mund të qëndrojë tek tubeta pasi të jetë liruar presioni i pistoletës. Nëse gjatë ndërprerjes së punës, rrëshira tek maja është ngurtësuar, atëherë duhet të vendoset një majë e re.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me Sika® Colma Cleaner menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar mund të hiqet vetëm mekanikisht.