Sika AnchorFix®-1
Adeziv ankorimi me tharje të shpejtë
Adeziv ankorimi me dy përbërës, pa tretës dhe stiren dhe me bazë poliesteri.
- Tharje e shpejtë
- Mund të përdoret pistoletë standarde
- Mund të përdoret në temperatura të ulëta
- Kapacitet i lartë për bartje ngarkese
- Disponohet miratimi ETA
- Nuk rrjedh, edhe në aplikime tavanore
- Pa stiren
- Arome e lehtë
- Sasi e pakët firoje
Përdorimi
Si një adeziv ankorimi me tharje të shpejtë për:- Shufra / çelik për armaturë
- Shufra të filetuara
- Bulona dhe sisteme të posaçme mbërthimi
- Beton
- Mure zgavër dhe solide
- Gur natyror i fortë*
- Gur solid*
Avantazhet
- Tharje e shpejtë
- Mund të përdoret pistoletë standarde
- Mund të përdoret në temperatura të ulëta
- Kapacitet i lartë për bartje ngarkese
- Disponohet miratimi ETA
- Nuk rrjedh, edhe në aplikime tavanore
- Pa stiren
- Arome e lehtë
- Sasi e pakët firoje
Ambalazhi
tubetë standarde 300 ml | 12 tubeta/ kuti paleta: 75 kuti |
Ngjyra
Përbërësi A: | i bardhë |
Përbërësi B: | i zi |
Përbërësit A+B të përzierë: | gri e lehtë |
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Sistem injektimi për përdorim në muratura në përputhje me ETAG 029, ETA-12/0227, Deklarata e Performancës 020403010010000001 5034408, certifikuar nga organi i njoftuar për certifikimin e produkteve 0679, certifikatë e qëndrueshmërisë së performancës 0679-DPD-0777 dhe mbart markën CE.
- Ankorazh i ngjitur me metodën e injektimit për beton të pa plasaritur në përputhje me ETAG 001 anekset 1 dhe 5, ETA-13/0720, Deklarata e Performancës 020403010010000001 5034408, certifikuar nga organi i njoftuar për certifikimin e produkteve 1020, certifikatë e qëndrueshmërisë së performancës 1020-CPD-090-029816 dhe mbart markën CE.
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Të gjitha tubetat e Sika AnchorFix®-1 kanë të shkruar datën e skadencës në etiketë.
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar në kushte të thata dhe temperatura midis +5 °C dhe +25 °C. Të mbrohet nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor.
Dendësia
~1.63 kg/l (përbërësit A+B të përzierë)
Rezistenca ndaj ngjeshjes
~60 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 695) |
Moduli i elasticitetit në ngjeshje
~3 500 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 695) |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
~28 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 790) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
~12 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 638) |
Rezistenca termike
Afatgjatë | +50 °C |
Afatshkurtër (1–2 orë) | +80 °C |
Temperatura e tranzicionit të qelqit
+60 °C | (DIN EN ISO 6721-1) |
Parametrat e projektimit
Për detaje rreth dizenjimit të ankorimit me adezivin referohuni tek dokumentacioni që ofrohet: “Dokumentacion teknik Sika AnchorFix®-1” Ref: 870 43 01
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Përbërësi A : Përbërësi B = 10 : 1 për vëllim
Trashësia e shtresës
3 mm max.
Rrjedha e varjes
Nuk varet, edhe në aplikime tavanore
Temperatura e produktit
Sika AnchorFix®-1 duhet të jetë në temperaturë midis +5 °C dhe +40 °C për aplikim.
Temperatura e mjedisit
-10 °C min. / +40 °C max.
Pika e vesës
Kujdes nga kondensimi.
Temperatura e nënshtresës gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën 3 °C mbi pikën e vesës.
Temperatura e nënshtresës
-10 °C min. / +40 °C max.
Koha e maturimit
Temperatura | Koha e veprimit - Tgel | Koha e tharjes - Tcur |
+30 °C | 4 minuta | 35 minuta |
+25 °C – +30 °C | 4 minuta | 40 minuta |
+20 °C – +25 °C | 5 minuta | 50 minuta |
+10 °C – +20 °C | 6 minuta | 85 minuta |
+5 °C – +10 °C | 10 minuta | 145 minuta |
+5 °C | 18 minuta | 145 minuta |
–10 °C 1 2 | 30 minuta | 24 orë |
1 Temperatura minimale e tubetës: +5 °C
2 Aplikimi nuk mbulohet nga qëllimi i ETA ose nga çdo lloj miratimi tjetër.
CILËSIA E NËNSHTRESËS
- Llaçi dhe betoni duhet të kënë rezistencën e kërkuar. Nuk është nevoja të jenë të moshës 28 ditësh.
- Duhet të verifikohet rezistenca e nënshtresës (beton, mur, gur natyror).
- Duhet të kryhen testime tërheqjeje (pull-out) nëse nuk dihet rezistenca e nënshtresës.
- Bira e ankorimit duhet të jetë gjithnjë e pastër, e thatë, pa vaj dhe graso, etj.
- Grimcat e lira duhet të hiqen nga birat.
- Shufrat e filetuara duhet të pastrohen plotësisht nga vaji, grasoja apo nga çdo lloj substancë dhe grimca si pisllëku etj.
PËRZIERJA
Përgatitja e tubetës: 300 ml
1. Zhvidhosni dhe hiqni kapakun |
2. Pritni shiritin mbrojtës |
3. Vidhosni përzierësin statik |
4. Vendosni tubetën në pistoletë dhe filloni aplikimin |
Kur puna ndërpritet, përzierësi statik mund të lihet tek tubeta, vetëm pasi të jetë liruar presioni i pistoletës. Nëse kur filloni sërish punimet, rrëshira tek përzierësi statik është forcuar, atëherë duhet të vendoset një përzierës i ri.
MIRËMBAJTJA E MJETEVE
Pastroni të gjitha veglat dhe pajisjen e aplikimit me Sika® Colma Cleaner menjëherë pas përdorimit. Materiali i ngurtësuar/ i tharë mund të hiqet vetëm mekanikisht.