Sika AnchorFix®-2+
Adeziv ankorimi me 2 përbërës, me bazë epoksidi-akrilati, pa tretës dhe stiren për ankorime në kushte klimatike normale/ të moderuara.
- Tharje e shpejtë
- Mund të përdoren pistoletat standarde
- Kapacitet i lartë për mbartje ngarkese
- ETA sipas ETAG 001 për ankorim mbi beton
- ETA sipas ETAG 001 për lidhjet e shufrave
- I përshtatshëm për betonin e plasaritur
- Certifikuar për ujin e pijshëm
- Disponohet certifikate LEED
- Nuk varet, edhe në aplikime tavanore
- Pa stiren
- Me pak aromë
- Firo e ulët
Përdorimi
Si një adeziv ankorimi me tharje të shpejtë për:- Shufra / çelik për përforcim
- Shufra të filetuara
- Bulona dhe sisteme të posaçme mbërthimi
- Beton (te plasaritur ose jo)
- Mure solide
- Çelik
- Gur natyror i fortë*
- Gur solid*
Avantazhet
- Tharje e shpejtë
- Mund të përdoren pistoletat standarde
- Kapacitet i lartë për mbartje ngarkese
- ETA sipas ETAG 001 për ankorim mbi beton
- ETA sipas ETAG 001 për lidhjet e shufrave
- I përshtatshëm për betonin e plasaritur
- Certifikuar për ujin e pijshëm
- Disponohet certifikate LEED
- Nuk varet, edhe në aplikime tavanore
- Pa stiren
- Me pak aromë
- Firo e ulët
Ambalazhi
tubetë standarde 300 ml | 12 copë/ kuti |
75 kuti/ paletë |
Ngjyra
Përbërësi A: e bardhë
Përbërësi B: e zezë
Përbërësit A+B të përzierë: gri
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
- Ankorazh i ngjitur me metodën e injektimit sipas ETAG 001 Pjesa 1 dhe 5 Opsioni 1, ETA-14/0346, Deklaratë Performance 020205010020000011 5034408 (1138), certifikuar nga organi i njoftuar i certifikimit të produktit 1020, certifikata e qëndrueshmërisë së performancës 1020-CPR-090-032534 dhe mbart markën CE.
- Shufra të post-instaluara sipas ETAG 001 Pjesa 1 dhe 5 TR 023, ETA-13/0779, Deklaratë Performance 020205010020000011 5034408 (1138), certifikuar nga organi i njoftuar i certifikimit të produktit 1020, certifikata e qëndrueshmërisë së performancës 1020-CPD-090-036698 dhe mbart markën CE.
- Certifikatë për ujin e pijshëm: Water Regulations Advisory Scheme Ltd. (WRAS) Numër miratimi: 1604543
Jetëgjatësia
15 muaj nga data e prodhimit
Të gjitha tubetat Sika AnchorFix®-2+ kanë të printuar mbi etiketë datën e skadencës.
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar, në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +25°C. Të mbrohet nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor.
Dendësia
~1.62–1.70 kg/l (përbërësi A) | |
~1.44–1.50 kg/l (përbërësi B) | |
~1.60–1.68 kg/l (përbërësit A+B të përzierë) |
Struktura e sistemit
Për detaje projektimi, ju lutemi referohuni tek dokumentacioni që ofrohet:
Dokumentacioni teknik Sika AnchorFix®-2+ 870 43 06
Rezistenca ndaj ngjeshjes
~70 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 695) |
Moduli i elasticitetit në ngjeshje
~7 000 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 695) |
Rezistenca ndaj tërheqjes në përkulje
~29 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 790) |
Rezistenca ndaj tërheqjes
~15 N/mm2 (7 ditë, +20 °C) | (ASTM D 638) |
Temperatura e funksionimit
Afatgjatë | -40 °C min. / +50 °C max |
Afatshkurtër (1-2 orë) | +80 °C |
Aplikimi
Raporti i përzierjes
Përbërësi A : përbërësi B = 10 : 1 për vëllim
Trashësia e shtresës
~5 mm max.
Rrjedha e varjes
Nuk varet, edhe në aplikime tavanore
Temperatura e produktit
Sika AnchorFix®-2+ duhet të jetë në temperaturë midis +5°C dhe +30°C për aplikimin.
Temperatura e mjedisit
+5 °C min. / +30 °C max.
Pika e vesës
Kujdes kondensimin.
Temperatura e nënshtresës gjatë aplikimit duhet të jetë të paktën 3°C mbi pikën e vesës.
Temperatura e nënshtresës
+5 °C min. / +30 °C max.
Koha e maturimit
Temperatura | Koha e punueshmërisë - Tgel | Koha e tharjes - Tcur |
+25 °C – +30 °C | 4 minuta | 40 minuta |
+20 °C – +25 °C | 5 minuta | 50 minuta |
+15 °C – +20 °C | 6 minuta | 75 minuta |
+10 °C – +15 °C | 8 minuta | 85 minuta |
+5 °C – +10 °C* | 10 minuta | 145 minuta |
*Temperatura min. e tubetës = +5 °C
CILËSIA E NËNSHTRESËS
Llaçi dhe betoni duhet të kënë moshë më të madhe se 28 ditë. Duhet të verifikohet rezistenca e nënshtresës (beton, mur, gur natyror). Duhet të kryhen testime tërheqjeje (pull-out) nëse nuk dihet rezistenca e nënshtresës. Bira e ankorimit duhet të jetë gjithnjë e pastër, e thatë, pa vaj dhe graso, etj. Grimcat e lira duhet të hiqen nga birat. Shufrat e filetuara dhe hekurat duhet të pastrohen plotësisht nga vaji, grasoja apo nga çdo lloj substancë dhe grimca si pisllëku etj.
PËRZIERJA
Përgatitja e tubetës: 300 ml
| 1. Zhvidhosni kapakun |
| 2. Pritni shiritin |
| 3. Vidhosni përzierësin statik |
| 4. Vendosni tubetën në pistoletë dhe filloni aplikimin |