Sika® Sigunit® L-22 E
ADITIV I LËNGSHËM PËR PËRSHPEJTIMIN E BETONIT ME SPËRKATJE (SHOTCRETE)
Sika® Sigunit® L-22 E është një akselerator i lëngshëm për aplikime me procesin e spërkatjes së thatë ose të lëngët.
Efekti e akseleratorit varet nga përmbajtja e çimentos, lloji dhe mosha, temperatura dhe lloji i nënshtresës, temperatura e betonit për spërkatje (shotcrete), trashësia e shtresës dhe procesi / pajisja e spërkatjes. Raporti ujë/çimento e miksit bazë të betonit është një parameter tjetër i rëndësishëm i cili ndikon në efektin përshpejtues të Sika® Sigunit® L-22 E.
Sika® Sigunit® L-22 E dallohet nga vetitë e mëposhtme:
- Zhvillim i shkëlqyer i rezistencave të hershme
- Përmirëson ndërkapjen me nënshtresën dhe redukton kthimin mbrapsht të materialit (rebound) deri në <10% (në varësi të kushteve dhe përbërësve të miksit të betonit)
- Lejon prodhim të lartë (output), edhe > 25m3/h (në varësi të kushteve dhe përbërësve të miksit të betonit)
- Trashësia e madhe e shtresës mund të arrihet në një veprim të vetëm, edhe në aplikime tavanore
- Përmirësim i ndërkapjes së betonit të spërkatur me shkëmbin dhe betonit, duke e bërë spërkatjen tavanore më të lehtë
- Mund të përdoret me të gjitha llojet e çimentos
- Për shkak të efikasitetit të tij, nevojitet dozë shumë e ulët për rezultate të ngjashme në krahasim me produktet e tjera
- Pa klorure, nuk ndikon apo korrodon armaturën prej hekuri ose çeliku