Sika® FerroGard®-901
Sika® FerroGard®-901 është një aditiv i lëngshëm betoni i bazuar në teknologjinë Sika® FerroGard® për përdorim në betonin e armuar dhe llaçet. Sillet si një ngadalësues i korrodimit të armaturës prej çeliku. Me përdorimin e Sika® FerroGard®-901, jetëgjatësia dhe qëndrueshmëria e betonit shtohet ndjeshëm.
Me përdorimin e Sika® FerroGard®-901 reduktohen reaksionet elektrokimike të anodës dhe katodës gjatë korrodimit. Produkti formon një cipë mbi sipërfaqen e çelikut e cila ngadalëson nisjen e korrodimit dhe gjithashtu, redukton shkallën e korrodimit.
Sika® FerroGard®-901 është një kombinim inhibitorësh organikë të korrodimit.
Me përdorimin e Sika® FerroGard®-901 përftohen avantazhet e mëposhtme:
- Mbrojtje kundër korrodimit për armaturën e vendosur, sidomos nga sulmi i klorideve
- Mbrojtje nga ndikimet shkatërruese të korrodimit të armaturës
- Pa ndikime negative në vetitë e betonit të freskët dhe të ngurtësuar
- Sika® FerroGard®-901 mund të përdoret pa problem në betonin e paranderur