Sika® Antifreeze GR
Sika® Antifreeze GR është një aditiv i lëngshëm për prodhim betoni të cilësisë së lartë në temperatura të ulëta.
- Aktivizim i mpiksjes së çimentos
- Rritje e nxehtësisë së hidratimit
- Nuk përmban klorure dhe nuk ndikon negativisht tek armatura

Përdorimi
Sika® Antifreeze GR përdoret për:- Betonim në temperatura të ulëta gjatë përzierjes, hedhjes dhe maturimit
- Raste ku pritet ngricë ose temperatura shumë të ulëta ambienti gjatë betonimit
Avantazhet
- Aktivizim i mpiksjes së çimentos
- Rritje e nxehtësisë së hidratimit
- Nuk përmban klorure dhe nuk ndikon negativisht tek armatura
Ambalazhi
Rifixho, fuçi 250 kg, bidon 20 kg
Ngjyra
Lëng, kafe
Detajet e produktit
MIRATIME / STANDARDE
Markë CE dhe Deklaratë Performance si aditiv për përshpejtimin e mpiskjes (Tabela 6) sipas EN 934-2:2009+A1:2012, bazuar në certifikatën e kontrollit të prodhimit në fabrikë të lëshuar nga organi i kontrollit të prodhimit në fabrikë dhe llojin e testimit.
Baza kimike
Përzierje kripërash alkalesh dhe produkti të përbërë
Jetëgjatësia
12 muaj nga data e prodhimit
Kushtet e magazinimit
Të ruhet në ambalazhin origjinal, të pahapur dhe të padëmtuar, në kushte të thata dhe temperatura midis +5°C dhe +35°C. Të mbrohet nga rrezatimi i drejtpërdrejtë diellor dhe ngrica.
Dendësia
~ 1.24 kg/l (në 20°C)
Vlera e pH
9.0 – 11.4 (në 20°C)
Udhëzime për betonimin
Duhet të ndiqen rregullat standarde të praktikës së saktë të betonimit, në lidhje me prodhimin dhe vendosjen e betonit. Referohuni tek standardet përkatëse. Betoni i freskët duhet të maturohet në mënyrën e duhur.
Aplikimi
Kompatibiliteti
Sika® Antifreeze GR mund të kombinohet me produktet e mëposhtme Sika®:
- Superplastifikatorët SikaPlast® / Sika® ViscoCrete® / Sika® ViscoFlow® (pa veti vonuese)
- SikaRapid®-2
- Sika® Ferrogard®-901 S
- Sika® Visco I-100
- Sika®-1+ / Sika® WT-200 P
- Sikafume® HR-E / Sikacrete® AR
- Sika-Aer® Fine
Rekomandohet të kryhen gjithmonë testime për të konfirmuar aplikimin e dëshiruar dhe karakteristikat e performancës.
Mënyra e aplikimit
Sika® Antifreeze GR shtohet në ujin e përzierjes në fabrikë ose në betoniere.
Kufizime
- Përdorimi i Sika® Antifreeze GR duhet bërë bazuar mbi një recetë të përshtatshme dhe duke testuar burimin e materialeve vendase.
- Sika® Antifreeze GR nuk duhet të shtohet në çimento të thatë.
- Sika® Antifreeze GR duhet të shtohet tek uji i përzierjes ose në fund të procesit të përzierjes.
- Gjatë betonimit në temperatura të ulëta, çimentoja, agregatet dhe uji duhet të kenë temperaturë të paktën mbi 0°C.
- Rekomandohet betonimi gjatë orëve të para të mëngjesit dhe jo pasdite.
- Betoni mund të ekspozohet në ngricë nëse arrin rezistencën minimale ndaj ngjeshjes prej 5 Mpa (DIN 1045).
- Rekomandohet përdorimi i çimentos me cilësi të lartë në miks, me datë të afërt prodhimi dhe me mpiksje të shpejtë (lloji Rapid).
- Mbajeni sa më të ulët të jetë e mundur raportin ujë / çimento. Në rast kërkese për punueshmëri më të mirë përdorni superplastifikatorët SikaPlast®, Sika® ViscoCrete®, Sika® ViscoFlow® pa efekt vonues. Mos përdorni ujë për shtimin e rrjedhmërisë.
- Gjatë mpiksjes dhe ngurtësimit betoni duhet të mbrohet me fleta plastike ose mjete të tjera që reduktojnë humbjen e nxehtësisë së hidratimit.
- Përpara aplikimit duhet të kryhen testime përshtatshmërie dhe duhet të zbatohen rregulloret lokale.
Doza e rekomanduar
1.0 -1.5 % për peshë çimentoje