09/04/2021
Sika Albania, pjesë e grupit global të kompanive Sika, ka emëruar z. Blerim Morina si Menaxher të Përgjithshëm.
Sika është një furnitor lider për zgjidhje në industrinë e ndërtimit, me fokus kryesor në shërbimin teknik të klientit dhe produktet me teknologji të avancuar. Sistemet dhe zgjidhjet e saj janë përdorur në projekte të famshme ndërtimi në të gjithë globin.
Si pjesë e angazhimit të kompanisë për zhvillimin e punonjësve, Sika është e fokusuar në promovimin e punonjësve të saj të brendshëm dhe ka kënaqësinë të njoftojë se z. Blerim Morina do të jetë Menaxheri i ri i Përgjithshëm për Sika Albania dhe territorin e shitjeve në Kosovë.
Blerimi u bë pjesë e Sika Serbia në 2014 dhe ka arritur rezultate të dukshme, duke shkëlqyer në zhvillimin e biznesit dhe depërtimin në treg. Blerimi komenton; “Pres me padurim të marr përsipër këtë sfidë të re dhe të sjell aftësitë dhe përvojën time në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithmonë më ka pëlqyer të punoj ngushtë me klientët dhe shpresoj të ndërtoj marrëdhënie të forta me klientët në këtë vend.”
Sika Albania është pjesë e Zonës së Europës Lindore tek Sika, e cila drejtohet nga Ileana Nicolae dhe tashmë Kosova është territor shitjesh i Sika Albania. Klientët në të dy shtetet mund të përfitojnë nga shërbimi i shkëlqyer i klientit dhe teknik që ofrohet nga Sika në 100 shtete të botës, si dhe mund të kenë akses gjithashtu tek produktet lider në treg dhe shumëllojshmëria e zgjidhjeve për ndërtimin.