2015
Përmet
Ky hidrocentral ndodhet në rajonin juglindor të Shqipërisë dhe prodhon afërsisht 35 GWh në vit, me kapacitet të instaluar energjetik prej 9.3 MW (dy turbina Francis me kapacitet 6.2 MW dhe 3.1 MW).
Projekti ishte unik në aspekte të ndryshme, kryesisht për shkak të aspektit historik dhe mjedisor, të cilët duhej të merreshin parasysh gjatë fazës së projektimit.
Kërkesat e projektit
Projekti pati kërkesa gjatë fazave të projektimit dhe ndërtimit, në të cilat përfshiheshin prodhim betoni dhe betoni të spërkatur, hidroizolim, izolim dhe ngjitje, injektime, shtrim dyshemeje, riparim betoni, instalimi i portave kryesore, instalimet elektrike dhe instalimi i turbinave, punime brenda tunelit, ngritja e nënstacionit, etj.
Zgjidhja nga Sika
PRODHIM BETONI & BETONI TË SPËRKATUR
Për të gjitha punimet e betonimit dhe betonit të spërkatur u përdor Sika® ViscoCrete®-400, një superplastifikues i gjeneratës së 3-të me veti reduktimi në shkallë të lartë uji, i cili ofron gjithashtu ruajtje të zgjatur të konsistencës (slump). Sika® ViscoCrete®-400 u përdor për klasat C20/25 dhe C25/30 të betonit.
Gjatë prodhimit të betonit u kërkua rrjedhshmëri e lartë betoni, kështu që tek miksi u shtua Sika® Stabilizer-4R, një aditiv i lëngët i cili rrit stabilitetin dhe kohezionin e mikseve të betonit dhe mbron pompat dhe pajisjet e tjera mekanike nga gërryerja dhe konsumimi.
Gjithashtu, aditivi Sika® Antifreeze, ndihmoi gjatë përzierjes, derdhjes, vendosjes dhe maturimit të betonin kur priteshin temperatura të ulëta (nën 0°C).
Të gjitha punimet në tunel u kryen duke përdorur akseleratorin alkalin Sika® Sigunit® L-22 E. Ky ofron shumë përfitime, si zhvillimi i jashtëzakonshëm i rezistencave të hershme, përmirësim të ngjitjes me nënshtresën, reduktim të kthimit mbrapsht (rebound) të materialit dhe lejon prodhim të lartë.
Materiali tjetër i cili u përdor për prodhimin e betonit të spërkatur ishte SikaTard®-930, një aditiv i zhvilluar për kontrollin e hidratimit të çimentos. Stabilizon mikset e betonit pa u mpiksur për periudha të zgjatura dhe pa ndikuar negativisht në cilësinë e tyre.
HIDROIZOLIM FUGASH
Produktet e nevojshme të hidroizolimit u kërkuan për shkak të llojit specifik të proceseve të punës në zonat që u përmendën. Produktet kryesore për këto nevoja ishin Sika® Waterbar Yellow SH për hidroizolimin e fugave të ndërtimit dhe zgjerimit në strukturat prej betoni siç janë strukturat ujëmbajtëse.
Në rastin tonë, përfshiheshin fazat e ndryshme të betonimit në muret e kanalit të shkarkimit, muret e zonës së prurjes, pllakat dhe muret e dekantuesit dhe të gjithë pjesën nëntokë të ndërtesës së centralit elektrik.
Pjesëmarrësit në projekt
Pronari
Lengarica & Energy SHPK
Kontraktor
Trema Engineering 2 SHPK
Konsulentë
ILF Consulting Engineers