2018
Vrellë, Istog

Kompleksi Memorial "Dëshmorët e Kombit" në fshatin Vrellë të komunës së Istogut është ndërtuar gjatë fundit të 2017 dhe gjatë 2018. Është një kompleks varrezash të Dëshmorëve, ku përveç memorialit që shërben si qendër përkujtimore për personalitete apo ngjarje të caktuara historike, përfshin edhe objekte tjera të trashëgimisë kulturo-historike siç janë Amfiteatri dhe Kulla Muze të cilat rrethohen nga një mur betonarmeje.

Kërkesat e projektit

Duke qenë se të gjitha shkallët e Amfiteatrit janë në mjedis të jashtëm dhe në ekspozim të përhershëm ndaj kushteve të ndryshme klimaterike, kontraktori kërkoi që të trajtohen me shtresë mbrojtëse për betonin, e cila ofron qëndrueshmëri ndaj rrezatimit UV dhe njëkohësisht siguron sipërfaqe me rezistencë ndaj rrëshqitjes.

Materiali që do përdorej duhet të ketë rezistencë në tërheqje sipas DIN 53504 dhe DIN 53505 dhe mundësi për të mbyllur plasaritjet.

Gjithashtu, për murin rrethues prej betonarmeje është kërkuar që të lyhet me shtresë mbrojtëse nga ndikimet atmosferike që nuk ndikon në karakteristikat e teksturës së betonit dhe plotëson kërkesat e standardit EN 1504-2 si shtresë mbrojtëse.

Zgjidhja nga Sika

Shkallët e Amfiteatrit dhe ato për ecje të trajtohen me:
1. Prajmerin epoksid me 2 përbërës Sikafloor®-161
2. Pas aplikimit të prajmerit mbi këtë sipërfaqe u bë spërkatja me rërë kuarci të granulometrisë 0,3-0,8 mm.
3. Shtresën përfundimtare poliuretani me 2 përbërës për veshjen e strukturës me Sikafloor®-359 N.

Ndërsa, për murin rrethues prej betonarmeje u kryen punimet e mëposhtme:
- Trajtimi i të gjitha çarjeve dhe plasaritjeve me llaçin epoksid Sikadur®-31 CF Normal.
- Riparimi i segregimeve dhe përmirësimi i sipërfaqeve prej betoni u bë me llaçet riparues Sika MonoTop®-412 N dhe Sika MonoTop®-910 N.
- Për mbrojtjen e betonit nga ndikimet agresive atmosferike, u aplikua Sikagard®-680 S Betoncolor.  

Pjesëmarrësit në projekt

 

Kontraktori kryesor
GRANIT SHPK, Istog

Nënkontaktor/ Aplikues
A&F Construction SHPK, Prishtinë dhe Limiti L&B, Prizren

Distributor
Limiti L&B, Prizren

Shkarko