2017
Sarandë

Projekti përfshinte restaurimin dhe hidroizolimin e një tarrace me sipërfaqe 140 m2 të një banese private në Sarandë. Nënshtresa ekzistuese ishte prej pllakash qeramike.
Të gjitha pllakat u hoqën dhe nënshtresa u rinovua plotësisht duke derdhur llaç çimentoje.  

Kërkesat e projektit

Sfida e aplikimit ishte e shumëfishtë, si:

• Sistemi i përzgjedhur i restaurimit dhe hidroizolimit duhej të aplikohej direkt mbi pllakat ekzistuese qeramike.
• Nënshtresa përfshinte shumë detaje dhe depërtime (dizajn i ndërlikuar)
• Shtresa përfundimtare e hidroizolimit duhet të ketë rezistencë ndaj rrezatimit UV ndërsa paraqet reflektivitet të lartë diellor

Aplikuesi kërkoi një sistem hidroizolimi me përgatitje minimale, pajisje specifike dhe aplikim të lehtë tek të gjitha detajet e ndërlikuara, duke qënë në të njëjtën kohë një zgjidhje ekonomike. Pronari kërkoi një zgjidhje afatgjatë dhe me kërkesa minimale për mirëmbajtje.

Zgjidhja nga Sika

Duke patur në konsideratë parametrat e mësipërm, sistemi i propozuar dhe i zgjedhur në fund ishte membrana e lëngshme Sikalastic®-612, e përforcuar me rrjetë fibrash qelqi Sika® Reemat Premium. Sikalastic®-612 është një membranë e lëngshme, aplikimi me metodën e ftohtë, poliuretani dhe 1 përbërësi që nuk kërkon përzierje dhe është gati për përdorim. Produkti aplikohet shumë lehtësisht, pa nevojën e pajisjeve specifike dhe është një zgjidhje ekonomike, veçanërisht për rastet e projekteve të restaurimit.

Fillimisht, u bë përgatitja e nënshtresës me anë të pastrimit dhe heqjes së kores së çimentos, pluhurit dhe grimcave të lira. Gjithashtu, të gjitha fugat e ndërtimit dhe lëvizjes u përgatitën (me pastrim dhe izolim) në mënyrën e duhur.

Pas kësaj procedure u përzgjodh Sikalastic®-612 në ngjyrë të bardhë për të shërbyer gjithashtu si një veshje reflektive për tarracën me efikasitet energjetik dhe u aplikua mbi të gjithë sipërfaqen në dy shtresa. Midis dy shtresave të Sikalastic®-612 dhe në të gjithë perimetrin e zonës si dhe tek fugat e ndërtimit, u aplikua rrjeta me fibra qelqi Sika® Reemat Premium për përforcimin e shtresave dhe pjesëve thelbësore të sistemit të hidroizolimit.