2020
Prishtinë, Kosovë

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe ka për qëllim kryesor mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e trashëgimisë intelektuale të Kosovës.                       E ndërtuar në vitin 1974 dhe e dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic, biblioteka si tërësi arkitekturore paraqet një kombinim të kubeve dhe kupolave dhe i takon tipit të arkitekturës të “regjionalizmit të ri”. Ndërtesa është katërkatëshe me sipërfaqe prej 16.500 m², prej të cilave 13.500 m² sipërfaqe të shfrytëzueshme. Në pikëpamjen kompozicionale biblioteka veçohet si tërësi kubesh të mbështjella me membranë skeletore çeliku, e cila në kombinim me ndriçimin zenitor të realizuar përmes kupolave, krijon një sistem ndriçimi që siguron ndriçim të bollshëm dhe mbrojtje nga izolimi i tepruar. Gjithsej janë 99 kupola të ndara me segmente që i përngjajnë trurit dhe simbolikisht paraqesin dijen. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është gjithashtu një monument nën mbrojtje i trashëgimisë kulturore i kategorisë "Arkitekturor" i miratuar me numër 3639.

Kërkesat e projektit

Duke qenë se kanë kaluar më shumë se 40 vite nga ndërtimi dhe vënia në funksion e objektit, ishte i nevojshëm restaurimi i plotë i çatisë së tij. Çatia ka qenë e hidroizoluar me shirita bituminoz, por me kalimin e kohës në disa vende të caktuara ka filluar rrjedhja dhe si pasojë ishte i nevojshëm demolimi i të gjitha shtresave ekzistuese hidro dhe termoizoluese deri te pllaka konstruktive betonarme dhe punimi nga e para i hidro dhe termoizolimit të çatisë me këtë renditje:

  1. Shtresa kundër avullit
  2. Termoizolim 10 cm PIR ose XPS
  3. Shtrese betoni për rrafshim dhe me pjerrësi për largimin e ujit
  4. Hidroizolimi i të gjithë siperfaqes me membranë të lëngshme

 

Të gjitha punimet janë realizuar gjatë vitit 2020. 

Zgjidhja nga Sika

Duke analizuar kërkesat e projektit, Sika propozoi zgjidhjen e mëposhtme:

  1. Për përgatitjen e shtresës për rrafshimin e betonit u sugjerua hedhja e fibrave polipropileni SikaFiber® P/P 6mm dhe 12mm.
  2. Shtresa me bazë polietileni Sarnavap®-1000 E u aplikua me shtrim të lirë mbi sipërfaqen që do të hidroizolohej dhe ofron fleksibilitet në temperatura të ulëta dhe rezistencë ndaj depërtimit të avujve të ujit. Të gjitha mbivendosjet e saj u izoluan me shiritin prej gome butili Sarnavap® Tape F.
  3. Përpara aplikimit të membranës së lëngshme mbi nënshtresën e betonit u aplikua Sika® Concrete Primer, një prajmer poliureje me 2 përbërës i cili stabilizon nënshtresën dhe ofron ngjitje të mirë të membranës së lëngshme.
  4. Ndërsa përpara aplikimit të membranës së lëngshme mbi sipërfaqet metalike dhe bituminoze të objektit, u përdor prajmeri epoksid me 2 përbërës Sikalastic® Metal Primer.
  5. Hidroizolimi vijoi me membranën e lëngshme prej poliuretani me 1 përbërës dhe tharje të shpejtë Sikalastic®-614, e cila është e përshtatshme për projekte restaurimi. Çatia e projektit në fjalë kishte detaje shumë komplekse të cilat përforcuan me rrjetën prej fibrash qelqi Sika® Reemat Premium, në 2 shtresa me konsum total 2.5 kg/m2.
  6. Pas tharjes së plotë të shtresës së parë, vijoi aplikimi i shtresës përfundimtare të Sikalastic®-614 me konsum ~ 300 gr/m2 e ngopur me rërë kuarci me granulometri 0.3-0.8 mm.

Pjesëmarrësit në projekt

Investitor
Qeveria e Kosovës, MKRS

Kontraktori kryesor
K-ING SHPK, Prishtinë

Distributor
A&F Construction SHPK, Prishtinë

Shkarko