2018
Tiranë
Qendra tregtare Univers (QTU) u hap në vitin 2005 dhe është e para qendër tregtare e ndërtuar në Tiranë. Ndodhet pak minuta larg qendrës së qytetit dhe ka akses të lehtë nëpërmjet autostradës Tiranë-Durrës. Përbëhet nga një hapësirë me dyqane te ndryshme, restorante dhe mjedise për publikun.
Kati i ri është një koncept tërësisht i ri i dizajnit të brendshëm, me më shumë dritë natyrore, që i përkushtohet kryesisht argëtimit dhe gastronomisë, siç janë p.sh. 4 sallat e reja të kinemasë me teknologji të lartë, këndë lojërash për fëmijët, lloje të ndryshme kafenesh dhe restorantesh brenda dhe jashtë ndërtesës (veranda). QTU është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh investimesh inovatore në rajon.
Kërkesat e projektit
U vendos për zgjerimin e funksionalitetit të ndërtesës me një kat të dytë mbi strukturën ekzistuese, duke shtuar kështu 14.000 m2 më tepër dhe duke arritur një sipërfaqe totale prej 47.000 m2 me një dizajn të brendshëm të ri si dhe shërbime të reja. Buxheti i projektit kishte vlerën 15,000,000 € dhe punimet e përforcimit strukturor përfunduan gjatë vitit 2018. Zgjidhja u vendos nga studioja e projektimit dhe ishte sistemi për përforcim strukturor SikaWrap®, i cili aplikohet përpara nisjes së punimeve për ndërtimin e katit të ri.
Zgjidhja nga Sika
Duke qënë se struktura ekzistuese do të zgjerohej me një kat të mbi të, ishte i nevojshëm shtimi i kapacitetit për mbartje peshe, ngarkese dhe sforcimi të trarëve dhe kolonave ekzistuese.
Në përforcimin e strukturës përfshihej ngjitja e pëlhurës me fibra karboni SikaWrap®-600 mbi nënshtresën e përgatitur prej betoni të trarëve dhe kolonave duke përdorur adezivët epoksidë Sikadur®-300 dhe Sikadur®-330.
Kjo ishte një mënyrë efikase për shtimin e rezistencës ndaj shkarjes/ prerjes dhe kapacitetit për mbartje ngarkese me anë të një aplikimi të shpejtë të materialit.
Pjesëmarrësit në projekt
Pronari/ kontraktori kryesor
MANE TCI
Studio projektimi
AVE Consulting, Prof. Eng. E. Paci
Nënkontraktor/ aplikues
TEKNOEDIL SHPK