2016
Prellë, Rrethi i Matit
Kërkesat e projektit
Projekti pati kërkesa gjatë fazave të projektimit dhe ndërtimit, në të cilat përfshihen prodhim betoni dhe betoni të spërkatur, hidroizolim, izolim dhe ngjitje, injektime, shtrim dyshemeje, riparim betoni, instalimi i portave kryesore, instalime elektrike dhe turbinash, punime brenda tunelit, ngritja e nënstacionit, etj.
Zgjidhja nga Sika
PRODHIM BETONI
Për punimet e betonimit me spërkatje brenda tuneleve, aditivi Sigunit® L-22 E kontribuoi mpiksjen e menjëhershme të pastës së çimentos dhe zhvillimin e shpejtë të rezistencave mekanike të masës së betonit të spërkatur.
Për shumicën e klasave të betonit u kërkua zhvillim i shpejtë i rezistencave dhe rrjedhshmëri tepër e lartë, ndaj dhe për këto arsye u përzgjodh Sika® ViscoCrete®-400.
Aditivi Sika® Antifreeze u përdor gjatë stinës së dimrit ku në kantier priteshin temperatura të ulëta.
Për mikset e betonit ku pati kërkesë për rrjedhshmëri dhe estetikë të lartë, u përdor Sika® Stabilizer®-4R, një aditiv i cili ofron gjithashtu rezistencë ndaj segregimit.
HIDROIZOLIM FUGASH
Produktet e nevojshme të hidroizolimit u kërkuan për shkak të llojit specifik të proceseve të punës në zonat që u përmendën. Produktet kryesore për këto nevoja ishin Sika® Waterbars Yellow SH për hidroizolimin e fugave të ndërtimit dhe zgjerimit në strukturat prej betoni siç janë strukturat ujëmbajtëse.
Në rastin tonë, përfshiheshin fazat e ndryshme të betonimit në muret e kanalit të shkarkimit, muret e zonës së prurjes, pllakat dhe muret e dekantuesit dhe të gjithë pjesën nëntokë të ndërtesës së centralit elektrik.
Pjesëmarrësit në projekt
Pronari
Prellë Energy SHPK
Kontraktor
Trema Engineering 2 SHPK
Konsulentë
Ovadaprogetti SaS