2023
Prishtinë, Kosovë
Prishtina Mall është një qendër e madhe tregtare që ndodhet
pranë autostradës M2 në drejtim të Ferizajt. Prishtina Mall u hap më 9 mars
2023. si qendra më e madhe tregtare në Kosovë dhe njëra ndër qendrat më të
mëdha tregtare në Ballkan.
Prishtina Mall ndodhet në kryqëzimin e
korridoreve kryesore të autostradës që lidhin disa vende të Evropës Juglindore.
Ajo aspiron të jetë qendra më e madhe tregtare, rekreative dhe argëtuese në
Evropën Juglindore, me një sipërfaqe ndërtimi prej 239,111 m2 (përfshirë
parkingun), ndërsa vetë qendra tregtare shtrihet në mbi 114,562 m2 .
Projekti tashmë është akredituar për
strukturën e tij ekologjike dhe aksesueshmërinë. është një sistem certifikimi i
ndërtesave të gjelbra që u mundëson ekipeve të projektimit dhe pronarëve të
projekteve të vlerësojnë mënyrat më efikase për të përfshirë opsionet e
kursimit të energjisë dhe ujit në shtëpi, hotele, spitale, zyra dhe hapësira me
pakicë. Projektimi i qendrës tregtare Prishtina Mall është frymëzuar nga malet
e Sharrit që ndodhen në jug të Kosovës. Pika më e lartë e malit përfaqësohet
nga një kullë metalike me logon e qendrës tregtare, e cila ndriçohet natën.
Kërkesat e projektit
Si projekti më ambicioz i ndërtuar në Prishtinë me kaq kujdes dheprofesionalizëm është kerkuar të punohet me materialet mëjetëgjatë dhe ekologjike që plotësojnë kërkesat për akreditim dhe çertifikatë EDGE.
DISA INFORMACIONE TEKNIKE PËR KËRKESËN NGA NDËRTUESI
- Çatia e objektit të mbulohet me membranë FPO , duke i plotësuar të gjitha kërkesat teknike për termoizolim dhe hidroizolim të objektit sipas llogarisë termofizike të objektit.
- Dyshemetë e garazheve të brendëshme të objektit duhet të betonohen në trashesi 10 cm dhe duhet të përdoret një material alternativ që zëvendëson armaturën.
- Siperfaqja e dyshmeve te garazheve duhet të punohet me quarz dh epoxide.
- Pjesët e vecanta të terracave të objektit duhen të hidroizolohen me membranë likuide për shkak të teknologjise së ndertimit.
- Disa mbushje (Grouting) duhet të mbushen me materiale mbushese në baze cimentoje.
- Për mbyllje të fugave të dyshemeve dhe mbyllje tjera duhet të përdoren materiale poliuretane dhe shirita per mbyllje
- Të gjitha punimet janë realizuar gjatë vitit : Maj 2021-Shkurt 2023
Zgjidhja nga Sika
Duke analizuar kërkesat e projektit, Sika propozoizgjidhjen e mëposhtme:
- Për hidroizolim të çatisë mbi panele sandwich u propozua penda kunder avullit Sarnavap 1000E dhe mbi t ë membrane FPO Sikaplan® TM-15 (Sistemi i çatisë mekanikisht i fiksuar )
- Për pjesën e çatisë mbi pllakë betoni u propozua sistemi me ballast nga penda kunder avullit Sarnavap®-1000 E, termoizolimi XPS sipas llogarisë termofizike dhe FPO membrana Sikaplan® TB-15.
- Pjesa e kulmit të gjelbër mbi bllokun energjetik u propozua me PVC membranë Sikaplan® SGmA-15.
- Pjesët e vecanta të terracave u sygjerua të hidroizolohen me membranë likuide, Sikalastic®-614 respektivisht Sikalastic®-685 sipas sistemeve respective.
- Për hidroizolim të Bllokut Energjetik u sugjerua për hidroizolim të vazove dhe rezervarëve të ujit Sikalastic®-1K, kurse për hidroizolim të nyjeve sanitare u propozua Sikatop® Seal 107 me Sika® SealTape S.
ZGJIDHJA NGA SIKA PËR SHTRIMIN E DYSHEMEVE
- Për betonimin e shtresës së dyshemeve të garazheve u sygjerua Sika® Fiber® ST 60 structural metal fiber në vend të rrjetave të armatures.
- Punimi I siperfaqeve të dyshemeve të garazheve u sygjerua Sikafloor®-3 QuartzTop dhe Sikafloor®-264 N
- Mbyshjet konstruktive u propozuan të bëhen me SikaGrout®-212, kurse mbyllja e fugave të dyshemeve me Sikaflex® PRO-3
Pjesëmarrësit në projekt
INVESTITOR - PRISHTINA MALL S.A. PRISHTINE
Projektues - Laguarda Low Architects , USA
General Contractor – OCTACOM Greqi
GENERAL MANAGEMENT AND SUPERVISION OF CONSTRUCTIONWORKS – IPE Proing Prishtine
Pjesëmarrës në projekt: Bau Holding, Santi Dekor, Izolimi Floor, A&F Construction