Sika Boom®-520 Low Expansion

Shkumë PUR me 1 përbërës dhe me zgjerim të ulët që aplikohet me pistoletë për montime dhe ngjitje.

Sika Boom®-520 Low Expansion është shkumë poliuretani me zgjerim të ulët për montim dhe ngjitje. Rezistencë e mirë ndaj vibrimeve. Kthehet në formën e saj origjinale pas ngjeshjes.

  • Aplikim i lehtë me Sika® dispenser gun
  • Dozim i lehtë dhe i saktë – konsumimi ulët
  • Posaçërisht i përshtatshëm për fugat e ngushta
  • Ruan elasticitetin
  • Tharje e shpejtë
  • Zgjerim shumë i ulët
  • Ngjitet mbi të gjitha materialet e ndërtimit, si druri, aerobetoni, metali, alumimi, tullat
  • Izolim i shkëlqyer i temperaturës
  • Amortizim akustik efikas
  • Pa CFC / HFC
  • Nuk ngjitet mbi PTFE, PE dhe silikon.